GBT – Guided Biofilm Therapy

Zbuloni risinë në kujdesin dentar – i pari dhe i vetmi Guided Biofilm Therapy (GBT) në rajonin tonë dhe më gjerë, vetëm në ordinancën stomatologjike Drini Dent në Strugë!

Të dashur pacientë,

Mos e humbisni mundësinë për të transformuar buzëqeshjen tuaj me terapinë më të fundit GBT!

Dr. Vjosa Pollozhani dhe ekipi profesional në Drini Dent janë të përgatitur për t’ju ofruar kujdes të lartë, duke përdorur teknologjinë më të fundit që do të përmirësojë shëndetin tuaj oral, një shërbim ekskluziv, që ofron vetëm klinika dentare Drini Dent!

Tani është koha e duhur për të investuar dhe përmirsuar shëndetin tuaj oral.

Pse duhet bërë pastrimi i dhëmbëve me  GBT?

GBT është një terapi sistematike për heqjen e biofilmit (pllakut dentar). Është një metodë inovative për pastrimin e dhëmbëve dhe higjienën orale duke përdorur teknologjitë moderne AIRFLOW®, PERIOFLOW® dhe PIEZON®. Terapia me GBT përbëhet nga protokolle trajtimi, bazuar në diagnozën individuale të pacientit dhe vlerësimin e rreziqeve të shëndetit oral. Trajtimi kryhet në mënyrën  joinvazive, me nivelin më të lartë të rehatisë, sigurisë dhe efikasitetit.

I gjithë trajtimi GBT kryhet në 8 hapa:

1.VLERËSIMI DHE KONTROLLI I INFEKSIONIT

Matja e xhepave periodontal
Vlerësimi i dhëmbëve dhe gingivës
Kontrolli i implanteve

2.DETEKTIMI I BIOFILMIT

Një detektues biofilmi aplikohet tek dhëmbët
Pacienti sheh qartë pjesët problematike që nuk i ka pastruar mirë

3.MOTIVIMI

Edukimi I pacientit në rëndësinë e larjes së dhëmbëve
Edukim dhe prezantim mbi mënyrën e duhur të heqjes së biofilmit.

4.AIRFLOW® MAX

Heqja e biofilmit, njollave dhe gurëve të hershëm
Heqja e biofilmit nga gjuha dhe qiellza

5.PERIOFLOW®

Pastrimi i xhepave periodontal me pluhur antibakterial AIRFLOW® PLUS deri në thellësi 9 mm
Pastrimi i zonës rreth implantit

6.PIEZON® PS

Pastrimi i gurit të mbetur
Pastrim në thellësi (deri në 10 mm)
Për zona mbi 10 mm përdorim mini kyretazh

7.KONTROLLA

Kontrollojmë nëse kemi bërë eliminim të tërësishëm të biofilmit dhe gurit dentar
Kontrollojmë nëse ka karies

Aplikojme fluor

8.PACIENT I SHËNDETSHËM = PACIENT I LUMTUR

 PIEZON® PS

Ofron saktësi në pastrimin periodontal: PIEZON® PS është një instrument i avancuar në spektrin e teknologjisë GBT, i specializuar për heqjen efikase dhe joinvazive të biofilmit dhe gurëve nga xhepat periodontal. Ky instrument përdor teknologjinë e ultrazërit që mundëson një efekt të kontrolluar dhe të synuar, veçanërisht në zonat e thella dhe të ndjeshme të zgavrës së gojës. Falë konstruksionit të tij specifik dhe përshtatshmërisë për thellësi të ndryshme të xhepave parodontal, PIEZON® PS u mundëson profesionistëve dentarë të trajtojnë në mënyrë efektive problemet periodontale, duke minimizuar shqetësimin e pacientit dhe dëmtimin e indeve dentare.

Integrimi i teknologjisë PIEZON® PS në protokollin GBT përfaqëson një përparim të rëndësishëm në terapinë periodontale. Aftësia e tij për të hequr biofilmin dhe gurët pa dëmtuar indet e buta përreth e bën këtë instrument jashtëzakonisht të vlefshëm në trajtimin e sëmundjes periodontale. Përveç saktësisë dhe sigurisë, PIEZON® PS gjithashtu kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për trajtim, duke rritur efikasitetin dhe komoditetin e pacientit gjatë procedurave.

 

 

https://era.mk

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*