20/February/2025admin No Comments 92 ViewsShare on
Më 15.02.2025 (e shtunë), nën organizimin e SHFK “Jahja Kemal” – Strugë, u mbajtën garat rajonale të matematikës dhe fizikës për nxënësit e klasës së 9-të. Në garat morën pjesë 120 nxënës nga shkolla të ndryshme fillore të komunave: Ohër, Dibër, Kërçovë, Debërcë dhe Strugë.
Nxënësi ynë Ardit Laçka mentorimin e mësuesve Lirie Ajro dhe Feti Meta, zuri vendin e III-të, duke treguar sukses dhe njohuri të shkëlqyera!
Urime të mëdha për Arditin dhe mësuesit e tij për këtë rezultat të jashtëzakonshëm! Ju urojmë edhe shumë suksese në të ardhmen!